Kaka tregon se çfarë e bënte Ancelottin trajner të madh

Futboll

Kaka tregon se çfarë e bënte Ancelottin trajner të madh

Më: 25 prill 2020 Në ora: 19:35
Ricardo Kaka

Një herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Ricardo Kaka, ka dhënë komentet e tij mbi Carlo Ancelotti.

Kaka pati vitet e arta të karrierës së tij pikërisht në kohën kur luante nën urdhrat e strategut të madh italian.

Braziliani fitonte Ligën e Kampionëve, Serie A, por edhe ‘Topin e Artë’, duke u aktivizuar nën urdhrat e Ancelotti. Së fundmi, lojtari ka zbuluar se cilat ishin gjërat që e bënin Ancelottin trajner të madh.

“Unë gjithmonë them se ai është trajneri që më ndihmoi të fitoja më së shumti në karrierën time dhe se ai është më i miri me të cilin kam punuar”, ka thënë Kaka.

“Ajo që më pëlqente më shumë te ai, ishte aftësia për t’u siguruar se secili lojtar luante në rolin e preferuar, por gjithashtu ai ishte i aftë të merrej me një grup prej 30 njerëzish”, ka shtuar braziliani.

Ancelotti aktualisht është duke drejtuar skuadrën e Everton, duke garuar në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat