Pogba te Real Madrid – flitet për 70 milionë funte

Futboll

Pogba te Real Madrid – flitet për 70 milionë funte

Më: 3 maj 2020 Në ora: 09:12
Paul Pogba

Real Madrid janë gati të bëjnë lëvizjen e madhe.

Përkundër krizës ekonomike që pritet t’i prekë skuadrat e futbollit, mediet britanike po shkruajnë për lëvizjen e madhe që mund ta bëjë Real Madrid.

Raportime nga ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Real Madrid do të tentojnë transferimin e Paul Pogba.

Për kartonin e lojtarit, ‘Los Blancos’ pritet t’i ofrojnë ‘Djajve të Kuq’ rreth 70 milionë funte.

Mesfushori francez thuhet të ketë njoftuar skuadrën e United se dëshiron largimin drejt ‘Santiago Bernabeu’ gjatë sezonit tjetër dhe në Madrid janë gati për një lëvizje të tillë.

Kontrata e Pogba skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe kjo mund t’ia mundësojë Realit që ta transferojë atë për një çmim më të volitshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat