Gjashtë klube kundër

Futboll

Gjashtë klube kundër

Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:18
Gjashtë klube kundër

Plani i Premierligës për rikthimin në fushat e blerta duket se nuk po iu pëlqen të gjitha palëve në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Ndonëse nga mbledhja e klubeve të Premierligës u mësua se dëshira është që sezoni të kompletohet, detajet duket se kanë ndarë klubet angleze në dy tabore.

Sipas raportimeve të medieve britanike, plani që ndeshjet të luhen në terrene neutrale nuk po iu pëlqen disa skuadrave. 6 janë skuadrat që besohet të jenë kundër këtij plani, kurse tetë deri më tani identifikohen si pro.

Brighton &Hove Albion, Bournemouth, Watford, West Ham, Aston Villa e Norwich City numërohen si skuadra kundër këtij plani.

Në anën tjetër, disa prej skuadrave më të mëdha në futbollin anglez përkrahin idenë.

Manchester City, Manchester United, Newcastle United, Crystal Palace, Chelsea, Everton, Arsenal, si dhe pretendenti për kampion, Liverpool, përkrahin idenë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Premierligës, sa i përket pjesës së mbetur të sezonit. Thuhet se do të luhet në tetë stadiume nga katër regjione të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat