“Messi është i mirë, por Maradona ishte nga një tjetër botë”

Futboll

“Messi është i mirë, por Maradona ishte nga një tjetër botë”

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:33
Messi dhe Maradona

Për Fabio Cannavaron, Diego Armando Maradona është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish fituesi i Kupës së Botës me Italinë,ka vlerësuar Lionel Messin, por mendon se Maradona, ka qenë një tjetër nivel.

Kjo deklaratë e Cannavaros, vjen kur bota vazhdon debatin se kush është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

“Unë e respektoj shumë Messin”, ka deklaruar Cannavaro për Sky Sports.

“Për gjeneratën e re ai është një nga më të mirët”.

“Por, Maradona është ndryshe sepse futbolli ishte ndryshe. Ata e goditën atë shumë, por gjithmonë ishte nën kontroll dhe ishte i ashpër”.

“Messi është në krye por Maradona ishte nga një botë tjetër. Unë kurrë nuk e krahasoj atë me lojtarët e tjerë. Unë kurrë nuk e pash Pelen por pash Maradonën, për shtatë vjet çdo ndeshje”.

“Ai nuk është një nga më të mirët, ai është më i miri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat