Juventus e nxjerrë në shitje Higuainin - Bota Sot
Juventus e nxjerrë në shitje Higuainin

Futboll

Juventus e nxjerrë në shitje Higuainin

Më: 25 maj 2020 Në ora: 00:39
Gonzalo Higuaini

Juventusi ka nxjerrë në shitje Gonzalo Higuainin.

Sipas Tuttojuve, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur çmimin për shitjen e sulmuesit argjentinas. Higuain nuk do të shitet për më pak se 18 milionë euro.

River Plate e Newcastle janë ofruar për t’i dhënë vend në skuadër ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Napolit.

Marrëdhëniet e tij me Juventusin janë tendosur shumë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit dhe “Zonja e Vjetër” po mendon të gjejë një qendësulmues të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat