Rregulli i ri favorizon Juventusin

Futboll

Rregulli i ri favorizon Juventusin

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:49
Rregulli i ri favorizon Juventusin

Dino Zoff, ish-portier dhe trajner, ka folur për Rete 8 Sport nëë lidhje me luftën për titull në rast se Seria A do të rifillojë.

“Kjo ndërprerje është diçka që e paparë. Duhet kuoptuar se në çfarë mënyre do të zbresin skuadrat në fushë, në aspektin fizik dhe atë mendor”, ka thënë legjenda e Italisë.

“Sigurisht, organika e Juventus-it do të jetë një armë më shumë për shkak të mundësisë për të bërë pesë zëvendësime për ndeshje. Besoj se edhe falë këtij aspekti bardhezinjtë do ta fitojnë titullin”.

“Fitorja e këtij titulli do të mbetet në historinë e futbollit dhe ko vetë. Gjithsesi, lufta ka qenë shumë e fortë nga fillimi deri në fund”, ka thënë Zoff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat