Chelsea do yllin e Bundesligës, Lampard parakalon Liverpoolin

Futboll

Chelsea do yllin e Bundesligës, Lampard parakalon Liverpoolin

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:12
Frank Lampard

Timo Werner është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Gjermani ka bërë mjaft mirë në Bundesligë dhe dëshiron të largohet në merkaton e verës. Sulmuesi shtatlartë do një kalim te Liverpooli, por gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit e “Redsave” nuk kanë bërë asnjë hap për të paguar klauzolën e tij prej 52 milionë eurosh. Të kuqtë nuk janë gati të marrin lojtarin në Anfield dhe nga kjo situatë duket se do të përfitojë Chelsea.

Trajneri Frank Lampard po punon në mënyrë të fshehtë me drejtuesit londienzë. Ata duan të bindin sulmuesin dhe po punojnë nën hundën e Liverpoolit për diçka të tillë. Situata është ndërlikuar dhe më shumë për të ardhmen e futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat