Lazio rrit ofertën për Kumbullën

Futboll

Lazio rrit ofertën për Kumbullën

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:08
Lazio rrit ofertën për Kumbullën

Lazio do të arrijë me patjetër te Marash Kumbulla. Ekipi lacial ka dalë hapur, pasi drejtori sportiv Igli Tare deklaroi se ka patur ofertë për futbollistin dhe do të ketë një tjetër takim mes palëve.

Oferta e klubit kryeqytetas është rritur dhe tashmë ka mbërritur në zyrat e klubit të Veronës. Bëhet fjalë për 20 milionë euro cash dhe kartonin e një futbollisti.

Verona nga krahu tjetër duket e joshur nga një ofertë e tillë dhe është gati ta pranojë.

Ata duan të marrin shifrën dhe të marrin në skuadër dhe Andre Andersonin. Mbetet për t’u parë nëse lëvizja arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat