Werner tregon kush e bindi që t’i bashkohet Chelsea

Futboll

Werner tregon kush e bindi që t’i bashkohet Chelsea

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:57
Timo Werner

Timo Werner ka deklaruar se Frank Lampard ka qenë arsyeja kryesore pse ai ka vendosur t’i bashkohet Chelseas.

Gjermani 23 vjeçar këtë verë i është bashkuar Chelseas nga RB Leipzig, për një shumë rreth 60 milionë euro, duke nënshkuar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga ‘Stamford Bridge’.

Për shumë kohë dukej e sigurt se Werner do të përfundonte te Liverpool, me Bayern Munich dhe Real Madrid që gjithashtu lidheshin për transferimin e tij.

“Ai (Lampard) ka qenë arsyeja kryesore”, ka deklarur Werner, teksa ka treguar pse ka vendosur t’i bashkohet Chelseas.

“Ne kemi folur shumë rreth gjërave si sistemi që do luajmë, si ai dëshiron të luaj dhe si më sheh mua, e po ashtu sa ai sistem më përshtatet mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat