Garsia “kërcënon” Juventusin

Futboll

Garsia “kërcënon” Juventusin

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:18
Garsia “kërcënon” Juventusin

Trajneri i Lionit, Rudi Garsia mendon se finalja ndaj PSG ishte përgatitja e duhur për ndeshjen ndaj Juventusit në Champions. PSG mundi në finalen e Kupës së Ligës Lionin me penallti pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola.

Ekipi i Lionit nuk është kualifikuar në Kupat e Europës sezonin tjetër dhe do fokusohen komplet tek ndeshja ndaj Juventusit në Champions.

“Të humbasesh me PSG me penallti tregon se ne bëmë një performancë mjaft të mirë”, tha Grasia në konferencën për shtyp. Ne mund të bënim më mirë, por diferenca e vetme ishte vetëm aspekti teknik dhe penalltitë. Në Champions do jetë e rëndësishme të përmirësohemi në fazën e sulmit. Ne duhet të shkojmë me kokën lart në Torino të marrim gjërat pozitive dhe ti përdorim ato në Champions kundër Juventusit.

Pashë sjelljet e duhura kundër PSG, si dhe një skuadër të mirëorganizuar. Kjo duhet të na japë besim për ndeshjen kundër Juventusit”, përfundoi trajneri i Lionit Rudi Grasia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat