Champions League nga faza çerekfinale

Futboll

Champions League nga faza çerekfinale

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:29
Champions League nga faza çerekfinale

Lisbona dhe Portugalia do të jenë arenat ku nga faza çerekfinale, do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të edicionin 2019/2020 të Ligës së Kampionëve.

Estadio da Luz (shtëpia e klubit të Benficas) dhe Estadio Jose Alvalade (shtëpia e klubit të Sportingut) do të jenë stadiumet ku do zhvillohen përplasjet.

Në bazë të vendimit, nëse do të ndodhte që ndonjëra nga ndeshjet mbetura të 1/8 nuk mund të zhvillohej në vendet respektive, atëherë do të luhet po ashtu në Portugali.

Për skenarë të tilla janë përcaktuar Estadio do Dragao (shtëpia e klubit të Portos) në qytetin Porto dhe Estadio D. Afonso Henriques (shtëpia e klubit Vitoria) në Guimaraes.

Estadio da Luz është konfirmuar si vendi ku do të zhvillohet finalja e këtij sezoni në garën më të madhe evropiane për klube.

Stadiumi Olimpik Ataturk në Stamboll ishte fillimisht vendi ku do të zhvillohej finalja e madhe, mirëpo UEFA u detyrua t’i ndryshonte planet për shkak të pandemisë së coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat