Gashi: Dua të luaj me Shqipërinë ose me kombëtaren e…

Futboll

Gashi: Dua të luaj me Shqipërinë ose me kombëtaren e…

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:56
Gashi: Dua të luaj me Shqipërinë ose me kombëtaren e…

Siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” prej ditësh, Kukësi zyrtarizoi ditën e sotme afrimin e Albin Gashit, i cili pritet të zëvendësojë të larguarin Kristal Abazaj.

23-vjeçari ka nënshkruar për 2 vite me verilindorët teksa ka folur edhe fajlët e para si një lojtar i Kukësit. “Kukësi është një klub i madh në Shqipëri dhe është një mundësi e madhe për mua të tregoj talentin tim. E kam ndjekur kampionatin shqiptar kohët e fundit dhe mund të them se është një ligë e fortë dhe me lojtarë të fortë.

Vij në Shqipëri për të dhënë maksimumin tim , për të fituar të gjitha ndeshjet me Kukësin dhe për të zhvilluar futboll të bukur.

Kombëtarja e Austrisë? Nuk është prioritet për mua. Dua të jap 100% për Kukësin dhe të shohim çfarë ndodh. Jam shqiptar dhe do të ishte nder për mua të përfaqësoja kombin shqiptar, qoftë me Shqipërinë, qoftë me Kosovën.”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat