City planifikon edhe pesë transferime

Futboll

City planifikon edhe pesë transferime

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:18
City planifikon edhe pesë transferime

Manchester City është duke planifikuar t’i transferojë edhe pesë lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës dhe dëshiron që të gjitha këto transferime t’i përfundojë para 12 shtatorit.

Klubi e kompletoi transferimin e anësorit Ferran Torres nga Valencia për 37 milionë funte të martën dhe pritet që së shpejti ta kompletojnë edhe transferimin e Nathan Ake nga Bournemouth për 41 milionë funte.

Mbrojtësit janë tani prioriteti i Pep Guardiolës për këtë verë, pasi që ai po e kërkon një mbrojtës të krahut të majtë dhe një qendërmbrojtës, pozitë kjo për të cilën e ka identifikuar Kalidou Koulibalyn e Napolit.

Në repartet e tjera, Manchester City do të duhet të gjejë zëvendësues më afatgjatë për dy lojtarë legjendarë të klubit, David Silvan dhe Sergio Agueron.

Lautaro Martinezi i Interit mbetet zgjedhja numër një e Guardiolën për pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa Athletic raporton se Manchester City është interesuar edhe Joao Felixin e Atletico Madridit.

Manchester City ka kohë deri më 5 tetor për kompletimin e këtyre transferimeve, mirëpo Guardiola e ka udhëzuar klubin t’i kompletojë deri më 12 shtator në mënyrë që të ketë kohë t’i përgatisë ata me skuadër për sezonin e ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat