Ku je Dragan Xhajiç, në Tiranë apo në Beograd? Ku e ke fytyrën...

Futboll

Ku je Dragan Xhajiç, në Tiranë apo në Beograd? Ku e ke fytyrën...

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2020 Në ora: 13:34
Ku je Dragan Xhajiçi, në Tiranë apo në Beograd? Ku e ke fytyrën...

Nuk po duket askund, as në media serbe as në fotot e Cërvena Zvezdës së Beogradit, a thua ku gjendet ish futbollisti serb Dragan Xhajiçi?

Informacionet nga Tirana bëjnë të ditur se Dragan Xhajiçi fare nuk u pa deri me tash! I njohur si dhelpra dinake, kryetar nderi i Cërvena Zvezdës së Beogradit, po rri i heshtur dhe as nuk del publikisht, veç nëse u strukur diku nga virusi korona!

A është Dragan Xhajiçi në Tiranë?

” Jo, nuk kam një info të tillë. Janë "shtetrrethim" ata, nuk merren vesh fare. Veç çfarë marrim vesh nga mediat serbe”, tha një emër i njohur nga Tirana, që mbetet anonim. 

Është çudi se si Dragan Xhajiçi po hesht, që është merakli mu përzier dhe mu duk si i dijshmi! A mos vallë, se ka ardhur në Tiranë tinëzisht dhe veç kur të na del në mbrëmje në tribunat VIP! I tillë është Xhajiçi, sepse shpesh ka ardhur në Kosovë tinëzisht, duke marr pjesë edhe n protestat e serbëve ilegal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat