Vojvoda: Mezi pres t’i bashkohem Torinos

Futboll

Vojvoda: Mezi pres t’i bashkohem Torinos

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 21:57
Mërgim Vojvoda

Torino e ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit të krahut të Standard Liege, Mërgim Vojvoda.

Futbollisti i Kosovës, i cili është në prag të nënshkrimit me klubin italian, është shprehur i kënaqur që do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Marrëveshja akoma nuk është kompletuar, mirëpo duket se 25-vjeçari do ta vazhdojë karrierën me Torinon, ndërkohë që në garë ishte edhe Atalanta.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Toros”, ka thënë Vojvoda pas arritjes në Malpensa gjatë të martës, transmeton Tuttomercatoweb.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Mezi pres që t’i bashkohem skuadrës dhe të filloj këtë sfidë të re”, citohet të ketë thënë lojtari shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat