Milani në sulm total për Bakayokon, Chelsea i vendos çmim të kripur

Futboll

Milani në sulm total për Bakayokon, Chelsea i vendos çmim të kripur

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:53
Bakayokon

Chelsea nuk e ka në plane mesfushorin Tiemoue Bakayoko. Trajneri Frank Lampard nuk e do në ekip, por nga krahu tjetër drejtuesit nuk duan ta lëshojnë për pak para. 

Blutë e Londrës duan të përfitojnë 30 milionë euro për mesfushorin, por italianët nuk duan të paguajnë një shifër të tillë sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport. 

Ata ofrojnë deri në 25 milionë euro, por nuk duan të shpenzojnë më shumë. 26-vjeçari nga krahu tjetër do që të kalojë në Milano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat