Vazhdon edukimi i gjyqtarëve të rinj 

Futboll

Vazhdon edukimi i gjyqtarëve të rinj 

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:21
Vazhdon edukimi i gjyqtarëve të rinj 

Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së është duke vazhduar edukimin e gjyqtarëve të rinj, përkatësisht mentorimi i gjeneratës së dytë të gjyqtarëve talentë.

Në kuadër të këtij programi është bërë grumbullimi i radhës, ku gjyqtarët i janë nënshtruar testeve fizike dhe është diskutuar ecuria e tyre deri më tash.

Cikli i dytë i programit me mentor dhe talentë ka filluar në mars të vitit 2020.

Në këtë program marrin pjesë 6 gjyqtarë të talentuar, të cilët për një periudhë 2 vjeçare këshillohen dhe përcjellën nga një mentor dhe në të njëjtën kohë ndjekin seminare të specializuara në fushën e referimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat