Vidal flet si futbollist i Interit, ky është objektivi i tij te klubi i ri

Futboll

Vidal flet si futbollist i Interit, ky është objektivi i tij te klubi i ri

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:16
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka publikuar mesazhin e parë pas transferimit në Inter.

Arturo Vidal ka publikuar mesazhin e tij të parë si futbollist i Interit.

Mesfushori kilian sot është zyrtarizuar si përforcim i ri i “Nerazzurrëve” pas kompletimit të transferimit nga Barcelona.

“Sot fillon një epokë e re në karrierën time. Faleminderit Inter për besimin në mua, bashkëlojtarët e mi dhe gjithë klubin për mikpritjen e bukur”, shkroi Vidal.

“Shpresoj se mund të fitojmë shumë gjëra së bashku. Forza Inter”, u shpreh ylli kilian.

Vidal ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Interin me opsion për vazhdimin për një vit tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat