Ja çfarë pret Stojanovski kundër Kosovës

Futboll

Ja çfarë pret Stojanovski kundër Kosovës

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:19
Ja çfarë pret Stojanovski kundër Kosovës

Lojtari i Maqedonisë së Veriut, Vlatko Stojanovski, në pritje të ndeshjes kundër Kosovës, njofton se atmosfera tek kombëtarja e tij është shumë e mirë.

Kosova do të takohet me Maqedoninë të enjtën me 8 tetor në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

“Ju të gjithë mund të prisni që lojtarët të japin më të mirën, sepse të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo ndeshje si për veten tonë ashtu edhe për vendin tonë”.

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë besoj në një fitore kundër Kosovës”, tha Stojanovski për ekipa.mk

“Kemi tre ditë për një analizë të mirë të kundërshtarit”.

“Ne duhet të përdorim dobësitë e kundërshtarit për të arritur triumfin e dëshiruar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat