Anulohet edhe miqësorja e Shpresave

Futboll

Anulohet edhe miqësorja e Shpresave

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:43
Anulohet edhe miqësorja e Shpresave

Pas miqësores së Kombëtares A ndaj Armenisë, tani është anuluar edhe miqësorja e Kombëtares Shpresa ndaj Sllovenisë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte 8 tetor duke filluar nga ora 19:00.

Shkak për anulimin e kësaj miqësore, është bërë infektimi i disa lojtarëve te Sllovenia me Koronavirus. Në këtë situatë, Federata e Sllovenisë ka vendosur që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren, si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020 në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor ora 16:00 me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Njoftimi i FSHF-së:

Anulohet miqësorja e ekipit Kombëtar Shpresa me Slloveninë, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte datë 8 tetor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa prej lojtarëve të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Si rrjedhojë, Federata Sllovene pas konsultave me FSHF-në ka vendosur, që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020 në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor ora 16:00 me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat