Futbollistët e grumbulluar nga Greqia kanë vlerë më të madhe se ata të Kosovës.
80.05 milionë euro është vlera e grekëve, me portierin e Benfikës Vlachodimos që ka vlerën më të madhe në mesin e futbollistëve të grumbulluar, plotë 16 milionë euro.
Futbollistë të tjerë me vlera të konsiderueshme tek vendasit janë edhe: Fortounis dhe Giannoulis që kanë vlerat 8 dhe 6 milionë euro.
Tek Kosova, vlera e futbollistëve aktualisht të grumbulluar është shumë më e vogël.
32.6 milionë vlejnë futbollistët “Dardanë” që janë të gatshëm për këtë takim me Berishën, Celinën, Zenelin dhe Vojvodën që kanë vlerat më të larta prej 4 milionë euro.
Kosova edhe sipas bastoreve por edhe sipas formës në ndeshjet e fundit dhe vlerave të skuadrave konsiderohet skuadër më e dobët momentalisht se Greqia.