Muçi: Të arrij 20 gola!

Futboll

Muçi: Të arrij 20 gola!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:48
Muçi: Të arrij 20 gola!

Në sezonin e shkuar Tirana ka shkëlqyer jo vetëm për faktin se arriti të fitonte Superioren, por mbërriti deri në këtë pikë falë talenteve.

Shumë futbollistë të rinjë u kthyen në kryefjalën mediatike dhe ishin ndër më të kërkuarit me interesimet e shumta që nuk munguan nga Europa.

Një ndër ta ishte edhe Ernest Muçi teksa presidenti Halili u shpreh se nuk do të largohej për më pak se 500 mijë euro. Kjo solli edhe qëndrimin e tij te Tirana për sezonin që pritet të fillojë, ndërsa do të ketë detyrën e vështirë për të zëvendësuar Ngon. Në një intervistë për “Top Channel”, Muçi tregon edhe idhullin e tij.

“Më vjen mirë që qëndrova te Tirana dhe besoj se do të aktivizohem më shumë këtë sezon. Pastaj për t’u larguar kur të jetë momenti. Kishte ekipe nga Belgjika dhe Zvicra që u interesuan për mua, përshtatesha atje dhe të japin mundësinë e rritjes si lojtar. Si idhull kam Kristiano Ronaldon, si të gjithë të tjerët që mundohet të bëhen sadopak si ai. Sa i përket largimit të Ngosë do të ndihet shumë mungesa e tij në sulm, është i vështirë për t’u zëvendësuar”, tha Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat