​Leeds po konsideron Gerrard si pasardhës të Bielsas

Futboll

​Leeds po konsideron Gerrard si pasardhës të Bielsas

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Steven Gerrard

Klubi anglez Leeds United po konsiderojnë të arrijnë një marrëveshje me trajnerin Steven Gerrard, raporton “Football Insider”.

Trajneri aktual i Leeds Marcelo Bielsa ka kontratë me klubin anglez deri në fund të edicionit 2020/21, dhe si duket krerët e klubit janë të gatshëm të kontaktojnë me Gerrard, të cilin e shohin si zëvendësues të argjentinasit Bielsa.

Gerrard momentalisht është në krye të skuadrës Rangers, ku garojnë në Ligën e Skocisë dhe momentalisht janë në krye të tabelës, nëntë pikë më shumë se vendi i dytë Celtic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat