Goditje e rëndë për Atletico Madridin

Futboll

Goditje e rëndë për Atletico Madridin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:55
Goditje e rëndë për Atletico Madrid

Dëbimi nga fusha kundër Athletic Bilbao ka qenë shumë i shtrenjtë për João Félix.

Komiteti i Konkurrencës ka vendosur dy ndeshje pezullim për të; një për të verdhën e dyfishtë (të kuqin) dhe një tjetër për topin e goditur në tribuna, siç raportohet nga “Deportes Cuatro” dhe “AS”. Prandaj, Simeone e humbet portugezin për ndeshjen kundër Getafe dhe Alavés.

Atlético Madrid ende mund ta apelojë këtë pezullim të sulmuesit të vet në Komitetin e Apelit.

Dënimi bazohet në relacionin e gjyqtarit, i cili shpjegon dy të verdhat. E para ishte për “goditjen e kundërshtarit me krah, veprim i pamatur, pasi ishte objekt i një faulli”. Victor e kapi atë dhe, kur u largua, João Félix e goditi me krahun e tij në fytyrë. Kryesori Gil Manzano shpjegon edhe të verdhën e dytë: “Më drejtoi mua me gishtin tregues në fushë si një shenjë mosmarrëveshjeje, pasi u qortova”.

Megjithatë, dënimi është dyfishuar aty ku as lojtari dhe as klubi nuk e priste. Te relacioni, gjyqtari kishte shkruar edhe se “kur Felix po shkonte në tunelin e dhomës së zhveshjes, goditi një top me këmbë, duke e hedhur atë në tribuna në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit tim”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat