Kek mbetet selektor i Sllovenisë deri në vitin 2024

Futboll

Kek mbetet selektor i Sllovenisë deri në vitin 2024

Nga: K.Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:10
Kek mbetet selektor i Sllovenisë deri në vitin 2024

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Sllovenisë kanë vazhduar zyrtarisht kontratën me përzgjedhësin Matjazh Kek, i cili do ta drejtojë kombëtaren sllovene në ciklin e ardhshëm të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 dhe në Ligën e Kombeve.

“Me nënshkrimin e kontratës me përzgjedhësin Kek, ne vetëm e zyrtarizuam atë që ishim marrë vesh në të kaluarën, përkatësisht Kek do të mbetet përzgjedhës deri në përfundim të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatoviq.

Me 16 dhjetor Sllovenia do t'i mësojë emrat e kundërshtarëve të saj në Ligën B të Ligës së Kombeve. Shorti do të hidhet në Nyon. 

Kundërshtarët e mundshëm të kombëtares sllovene janë Ukraina, Suedia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Finlanda, Norvegjia, Skocia, Rusia, Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.

Përzgjedhësit e kombëtares sllovene nga viti 1991

Bojan Prashnikar (1991–1993)
Zdenko Verdenik (1994–1997)
Bojan Prashnikar (1997–1998)
Sreçko Katanec (1998–2002)
Bojan Prashnikar (2002–2004)
Branko Oblak (2004–2006)
Matjazh Kek (2007–2011)
Sllavisha Stojanoviq (2011-2012)
Sreçko Katanec (2013–2017)
Tomazh Kavçiç (2017–2018)
Matjazh Kek (2018–2024)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat