Barcelona transferon një sulmues?

Futboll

Barcelona transferon një sulmues?

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:06
Barcelona transferon një sulmues?

Mundo Deportivo ka raportuar për transferimin e mundshëm të Lewandowskit te Barcelona.

Mediat spanjolle po ndjekin situatën e polakut, i cili ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023, por historia e tij po lidhet vazhdimisht me Barçën, e cila ka përgatitur një kontratë për të dhe dëshiron ta blejë në fund të sezonit.

Lewandowski raportohet se dëshiron një kontratë shumëvjeçare që Bayern nuk është gati t’ia japë, ndaj golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kampionit gjerman ka ardhur në një situatë ku po planifikon të ardhmen e tij jashtë Mynihut, por edhe Gjermanisë.

Mundo Deportivo e vlerësoi atë si një “33-vjeçar të ri”, duke marrë parasysh formën dhe gjendjen fizike, këtë sulmues fantastik, i cili sfidon moshën dhe thyen rekorde dhe është një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë.

TVP Sport në Poloni shkruan se Leëandoëski te Barcelona është histori e mbyllur, por gazetari i Bild, Cristian Falk, shprehet se e ardhmja e këtij lojtari nuk është vendosur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat