​Ja kur rikthehet Kosova sërish në fushë

Futboll

​Ja kur rikthehet Kosova sërish në fushë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 10:11
​Ja kur rikthehet Kosova sërish në fushë

Kombëtarja e Kosovës i zhvilloi katër ndeshja brenda pak ditëve në këtë muaj të cilat ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Nga këto katër ndeshje, Kosova mori dy fitore dhe dy humbje, rezultate këto që e rrëzuan objektivin e “Dardanëve” për t’u renditur në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.

Më dy qershor, Kosova triumfoi ndaj Qipros në udhëtim me rezultat 2-0, pastaj u mposhtën në Prishtinë nga Greqia më pesë qershor. Në ndeshjen e tretë, “Dardanët” luajtën sërish në “Fadil Vokrri” më nëntë qershor ku e mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3-2 dhe në fund me 12 qershor u mposhtën sërish nga Greqia në udhëtim me rezultat 2-0.

Trajneri Alain Giresse dhe të përzgjedhurit e tij do të rikthehen sërish në fushë në muajin shtator për t’i zhvilluar dy ndeshjet e fundit të këtij grupi. Më 24 shtator “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut dhe pastaj e mbyllin këtë kampanjë më ndeshjen kundër Qipros në Prishtinë më 27 shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat