Fadil Muriqi emocionon para statujës së Fadil Vokrrit

Futboll

Fadil Muriqi emocionon para statujës së Fadil Vokrrit

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:32
Fadil Muriqi para statujës së Fadil Vokrrit

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, sot ka bërë një foto para statujës së legjendës, kapitenit Fadil Vokrri.

Muriqi – Vokrri kanë qenë tandem i pazëvendësueshëm në vitet e 80-ta, në ligën e parë ish jugosllave, kur me Prishtinën shkelnin çdo ekip, si ekipet që llogariteshin për titull Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, Partizanin e Beogradit, Velezhin e Mostarit, Sarajevën, Cërvena Zvezdën etj.     

“Faleminderit për kontributin që dha në futbollin e Kosovës, miku im Fadil Vokrri.

Të kujtojmë përjetë”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat