Neuer: Humbja ndaj Realit e vështirë, synojmë finalen e radhës

Futboll

Neuer: Humbja ndaj Realit e vështirë, synojmë finalen e radhës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 06:23
Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka thënë se skuadra do të përpiqet që edicionin e ardhshëm të gjendet në finale të Champions League. 

"Bavarezët" nuk ia kanë dalë që të kualifikohen në finalen e këtij edicioni, pasi janë mposhtur nga Real Madrid me rezultat agregat 4-3.

Kësisoji në finalen e muajit të ardhshëm do të ndeshen Real Madrid dhe Borussia Dortmund. 

“Natyrisht, humbja kundër Realit ishte e vështirë për t'u përtypur, por tifozët na përgatitën një pritje të mrekullueshme në Allianz Arena. Në Champions League ata dhanë gjithçka. Nuk ishte ky problemi. Në fund, detajet ishin vendimtare. Vitin e ardhshëm finalja do të luhet në shtëpinë tonë, në Munich", ka thënë ai. "Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi për në finale".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat