20 mijë tifozë në stadium

Futboll

20 mijë tifozë në stadium

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit në sezonin që sapo u mbyll, duke aplikuar formatin e Final-Four.

Pas titullit të Egnatias tani është koha për të bërë llogaritë financiare.

Në gjysmëfinalen e parë Partizani-Skënderbeu, në stadium ishin 4 mijë e 200 tifozë.

Në gjysmëfinalen e dytë atë mes Vllaznisë dhe Egnatias, në stadiumin Kombëtar në Tiranë ishin 5 mijë e 500 tifozë, një shifër pozitive duke parë që ishte një përballje që vlente finalen.

Sfida që nuk shfaqi interes ishte ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut për vendin e tretë dhe të katërt, ku vetëm 200 të pranishëm ishin në stadium. Në finalen e madhe mes Egnatias dhe Partizanit ishin të pranishëm 11 mijë tifozë dhe totali i shikueshmërisë në katër përballjet ka shkuar në 20 mijë e 900 tifozë.

Me biletat e shitura, FSHF ka arkëtuar 315 mijë euro, dhe nga kjo shifër 60% e shumës do të shkojnë për skuadrat që e mbyllën sezonin në katër vendet e para, ndërsa 40% për ekipet e poshtme në tabelën e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat