Barcelona me strategji, Neymar mund të luaj në “El Clasico”

Futboll

Barcelona me strategji, Neymar mund të luaj në “El Clasico”

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:56
Neymari

Barcelona shpreson që të ketë Neymarin në dispozicion për të luajtur me Real Madridin nga koha e ankesës së tyre kundër pezullimit të tij.

Sulmuesit brazilian, Neymar, i është dhënë një ndalesë pre tre ndeshje, pasi u përjashtua kundër Malagas.

Megjithatë, gazeta spanjolle “Marca” vëren se kartoni i tij çoi në ndëshkimin me një ndeshje dhe dy ndeshje të tjera vijnë për duartrokitjet me sarkazëm në drejtim të gjyqtarit Gil Manzano.

Por, Barca kanë 10 ditë nga e marta të parashtroj ankesë dhe nuk do të bëjnë këtë deri javën e ardhshme. Kjo ankesë pritet të dështojë dhe Barca pastaj do të shkojë në Gjykatën Administrative për Sport që të kenë rastin e tyre të dëgjohet, duke kërkuar pezullimin e përkohshëm të ndalesës prej dy ndeshjeve.

Neymar do të përmbushë pjesën e parë të pezullimit këtë fundjavë kundër Real Sociedadit.

Gjykata Administrative për Sport mblidhet të premteve, dhe në qoftë se ata bien dakord për të dëgjuar apelin e Barcelonës, mund të lejojnë Neymarin që të luaj kundër Madridit  deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat