Shkëndija në disavantazh pas pjesës së parë

Futboll

Shkëndija në disavantazh pas pjesës së parë

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 21:09
Festimi i golit

Futbollistët e Shkëndijës dhe Milan kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së kthimit të play-off-it për Europa Ligë, në Shkup.

Janë futbollistët mysafirë, ata të cilët shkojnë në pushim me epërsi prej 1:0, me golin e shënuar nga Cutrone në minutën 13.

Vendësit nisën mirë takimin, duke pasur disa raste në minutat 8 dhe 11, por Radeski dhe Ibrahimi nuk arritën të shënojnë. Pas kësaj, ishin “rossonerët” ata të cilët diktuan tempon e lojës, duke sulmuar drejt portës së vendësve, por pa mundur të konkretizojnë rastet.

Romagnoli i Milan në minutën 23 u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes së palejuar, ndërsa Zapata shtatë minuta më vonë po ashtu u zverdh nga gjyqtari hungarez István Kovács.

Në minutat në vazhdim serish Radeski dhe Ibrahimi tentuan që të bëjnë diçka më shumë, por pa mundur të konkretizojnë rastet para portës kundërshtare.

Ndryshe, ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e lartë të Milan prej 6:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat