Kush është kandidat për kryetar të FFK-së?

Futboll

Kush është kandidat për kryetar të FFK-së?

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:51
Agim Ademi

Me 6 korrik (nesër) do të zgjidhet kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës. “Federata e Futbollit e Kosovës më 6 korrik do të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor për president të FFK-së. Kuvendi mbahet në hotel ‘Emerald’, duke filluar në orën 17.00”, bëhet e ditur nga FFK. Siç raportohet në opinion kandidat i vetëm për kryetar është Agim Ademi, aktualisht nënkryetar i këtij asociacioni! Ademi është njeriu që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës dhe me gjasë nuk do të ketë kundërkandidat. Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor mbahet pothuajse një muaj pas vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, që ishte në krye të FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat