St. Galleni befasoi Baselin, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit zviceran. St. Galleni importoi tri pikë, kurse Baseli zhgënjeu shikuesit e vet.
Minutat e fundit ishin të kobshme për Baselin e sulmuesit Albian Ajetit. Në minutën e 57-të, Itten kaloi në epërsi mysafirët, ndërsa pas 9 minutave (66’) Quintilla shënoi autogol dhe 1:1.
Pak kush ka pritur se St. Galleni do të triumfoi në çastet e fundit, kur Aratore nga rreth 16 metra befasoi portierin e Baselit, Omlin dhe 1:2. Ajeti u paraqit standardë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44-të.