Axel Witsel rikthehet në Evropë?

Futboll

Axel Witsel rikthehet në Evropë?

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 12:21
Axel Witsel

Axel Witsel po e mendon rikthimin në Evropë.

Mesfushori i cili aktualisht luan në Super Ligën kineze me skuadrën e Tianjin Quanjian, ku u transferua më 3 janar të vitit 2017 nga rusët e Zenit Saint Petersburgut, mund të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Skuadrat që interesohen për shërbimet e belgut nuk mungojnë, me Paris Saint Germainin dhe Borussia Dortmundin që janë gati të konkurrojnë për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat