“Një ose dy lojtarë janë tepër”. Vjen lajmi që priste Inter

Futboll

“Një ose dy lojtarë janë tepër”. Vjen lajmi që priste Inter

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:55
Mauro Icardi

Arutro Vidal mund të kthehet në Itali, në Serinë A, dhe këtë herë me ngjyrat e Inter. Mesfushori i Bayern Munich është shumë afër largimit nga abavrezët, duke u bazuar te deklaratat e fundit të Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë:

“A do të ketë shitje? Po punojmë për këtë, një ose dy lojtarë janë tepër”.

Në këtë pikë mund të konkretizohet ëndrra e Spalletti-t, që e kërkon kilianin prej shumë kohësh. Vidal do të kompletonte mesfushën e zikaltërve dhe do të formonte një dyshe të frikshme me Nainggolan.

As rroga nuk do të ishte një problem, sepse Vidal ka bërë të ditur se është i gatshëm të pranojë një ulje. Problemi qëndron te kërkesa e Bayern: 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat