Te Barcelona?

Futboll

Te Barcelona?

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:04
Pogba

Barcelona ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Iniestas megjithëse shumë emra janë lakuar për të ardhur në "Camp Nou".
Së fundmi edhe mesfushori i Manchester United është një ndër objektivat e Barcelonës dhe sipas gazetës italiane Tuttosport Abidal u takua një ditë më parë me Pogban në një rezidencë në Beverly Hills, zona ekskluzive e Los Angéles për të bindur francezin të vij te Barcelona.
Gjithashtu për këtë çështje "Mundo Deportivo" ka thelluar analizën dhe ka realizuar një sondazh për të parë sesa mendonin njerëzit që i duheshin ofruar Pogbas? Dhe 53,74% e tyre mendonin se shifrat duhet të ishin ndërmjet 100- 120 milion eurosh.
Nga ana tjetër edhe vetë Pogba ka shprehur dëshirën për tu larguar nga United dhe kjo është një favor i madh për Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat