Everton, West Ham, Southampton dhe Liverpool – nuk ishin këto skuadrat e vetme të interesuara për shërbimet e shqiptarit, Xherdan Shaqiri.
“Blick” raportoi gjatë ditës së djeshme se edhe Manchester United kishte insistuar gjatë verës për ish anësorin e Bayern Munich dhe Interit.
“Pas tetë golave dhe shtatë asistimeve për Stoke City dhe me klauzolë lirimi vetëm 14.5 milionë euro, Shaqa ishte objektiv madhor i Jose Mourinhos, që e donte te “Djajtë e Kuq”, por lojtari preferoi Liverpoolin dhe u bind nga Jurgen Klopp”, shkroi “Blick”.
Se Shaqa iu bashkua Liverpoolit për Jurgen Klopp, e ka treguar që ditën e parë.
“E admiroj Jurgen Kloppin që një kohë të gjatë pasi që skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një person fantastik”, deklaroi Shaqiri.
“Është e rëndësishme për mua të punoj me të dhe njerëzit që komunikojnë mirë me karakter të mirë. Ne kemi folur me të rreth rolit tim. Atij i pëlqej si lojtar dhe siç e dini, trajneri nuk i merr lojtarët për asgjë”, tha Shaqiri.
“Ai i di aftësitë e mia dhe ai më njeh mua që një kohë të gjatë. Mund të luaj në të gjitha pozicionet në sulm”.