Ja kush ka shpenzuar më së shumti në La Liga

Futboll

Ja kush ka shpenzuar më së shumti në La Liga

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

21.5 milionë eurot e shpenzuara nga Real Madridi për ta rikthyer në skuadër Mariano Diazin e kanë bërë skuadrën që ka shpenzuar më së shumti në ligën e Spanjës.

Të gjitha klubet spanjolle i kanë shpenzuar 870.12 milionë euro në skuadrat e tyre gjatë kësaj vere, me Real Madridin, i cili i ka shpenzuar gjithsej 145.75 milionë euro.

Barcelona është e dyta, duke i shpenzuar 125.9 milionë euro, pastaj Valencia me 125 milionë dhe Atletico Madridi 123.5 milionë euro.

Më shumë se La Liga ka shpenzuar Serie A dhe Premierliga.

Klubet e Premierligës angleze i kanë shpenzuar 1.42 miliardë euro, ndërsa ato të Serie A-së i kanë shpenzuar 1.14 miliardë euro në afatin kalimtar të transferimeve gjatë kësaj vere.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat