Beckham i ka vënë syrin ish-lojtarit të Man United dhe Chelsea për Inter Miami

Futboll

Beckham i ka vënë syrin ish-lojtarit të Man United dhe Chelsea për Inter Miami

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:11
David Beckham

Ylli i Monaco-s Radamel Falcao është përfolur për një transferim te ekipi i ri i David Beckham në MLS, Inter Miami.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Manchetster United ka shënuar tre gola këtë sezon në Ligue 1.

Sipas Sport, ai ka tërhequr vëmendjen e klubit të ri në MLS Inter Miami, megjithëse ekipi nuk do të fillojë të luajë edhe për një vit.

Inter Miami do të fillojë të konkurrojë më 2020, vetëm disa muaj pasi t’i ketë përfunduar kontrata kolumbianit.

Transferimi te Miami do të ishte një lëvizje logjike për Falcai, për shkak të popullatës së madhe latine që banon në atë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat