Real, “galaktiku” i radhës është një… 55-vjeçar

Futboll

Real, “galaktiku” i radhës është një… 55-vjeçar

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:11
Florentino Perez

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, duket se i ka idetë e qarta. Ai nuk ka ndërmend ta zëvendësojë Lopetegui-n me një trajner të ngjashëm me të.

Ideja e numrit një të “Los Blancos” është ta mbajë ish-trajnerin e Spanjës deri në fundin e sezonit ose të zgjedhë një trajner të përkohshëm në vendin e tij në pritje të Jose Mourinho-s.

Është pikërisht portugezi 55-vjeçar zgjedhja e Florentino Perez për sezonin e ardhshëm. Është pikërisht ai “galaktiku” mbi të cilin presidenti i madrilenëve do të kërkojë të ndërtojë të ardhmen. Një zgjidhje kjo që është tunduese edhe për trajnerin e “Djajve”.

“Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, duan apo nuk duan njerëzit. Është vetëm çështje kohë”, ka thënë gazetari spanjoll sportiv Eduardo Inda, gjatë emisionit “El Chiringuito”.

Gjithashtu, transferimi i Mou në “Bernabeu” do të thotë një spastrim brenda ekipit, me Sergio Ramos dhe yje të tjerë të ekipit që do të kishin ditët të numëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat