Ambasada e Francës në Kosovë ka dal në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Azerbajxhanit që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Madje ambasada u ka uruar sukses edhe grupit të tifozërisë së Kosovës ‘Dardanët’.
Postimi i Ambasadës në rrjetin social Facebook:
Pas një fitoreje të shkëlqyer të shtunën kundër Maltës, Kosova, do të luajë një ndeshje vendimtare kundër Azerbajxhanit për vendin e parë në grup, për kalim në Ligën C, për play-off në mesin e katër ekipeve për një biletë për Kampionatin Evropian 2020. Sukses Dardanëve!