Shaqiri për ish-yllin e Anglisë: Me të as kafe nuk do të pija

Futboll

Shaqiri për ish-yllin e Anglisë: Me të as kafe nuk do të pija

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:25
Xherdan Shaqiri

Mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, u është përgjigjur kritikave të shumë personave me paraqitjet e tij të fundit, mirëpo fakti që e ka heshtur legjendën e Manchester Unitedit dhe Anglisë, Gary Neville, është gjëja që e ka kënaqur më së shumti Shaqirin.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka sugjeruar se ai nuk është tifoz i Shaqirit pasi që ai nuk kishte arritur t’ia siguronte ish-klubit të tij, Stoke Cityt, qëndrimin në Premierligë, si dhe ka dyshuar nëse Shaqiri e ka aftësinë e nevojshme për të qenë pjesë e skuadrës së Jurgen Kloppit.

“Nuk më intereson çfarë më thotë ai. Shumë njerëz më kanë përqeshur pas transferimit në Liverpoolit, duke thënë se klubi është shumë i madh për mua. Por, unë qëndrova i qetë, madje edhe atëherë kur luaja për shumë pak minuta në fillim”, ka thënë Shaqiri.

“E di, sigurisht për shkak të përvojës time në Bayern Munich dhe në Inter, se unë duhet të kem durim, duhet të punoj dhe duhet të përqendrohem në mënyrë që kur të më vjen një rast, ta shfrytëzoj atë”.

Kur u pyet nëse do ta shqyrtonte mundësinë për ta pirë një kafe me Nevillen, në mënyrë që ata të diskutojnë për kritikat që ky i fundit ia ka bërë mesfushorit, Shaqiri u përgjigj: “Jo, aspak”.

Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone. Ai vendosi të largohej pasi që ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë së kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit. Pas paraqitjeve të tij të fundit, trajneri gjerman ka thënë se Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat