Zhegrova: S'e kemi të lehtë, por ne besojmë

Futboll

Zhegrova: S'e kemi të lehtë, por ne besojmë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Edon Zhegrova

Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova, beson në suksesin e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian, EURO 2020, pasi hedhjes së shortit sot në Dublin.

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e "Dardanëve" - Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ylli i Genkut beson se Kosova mund t'ia dalë edhe pse për kundërshtare e ka një ekip si Anglia.

“Grupi nuk është i lehtë. Anglia është kundërshtarë i vështirë, por ne besojmë në grupin tonë. Besoj se do të paraqitemi mirë”, theksoi Zhegrova.

Ai e komentoi edhe Shqipërinë. “Shpresoj se edhe Kosova edhe Shqipëria do të kenë suksese. Për mua më gëzojnë sukseset e të dyjave”, pohoi Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat