Jose Mourinho flet pas barazimit me Arsenalin, kjo është deklarata epike e tij

Futboll

Jose Mourinho flet pas barazimit me Arsenalin, kjo është deklarata epike e tij

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 00:15
Jose Mourinho

Derbi i xhiros së 15’të në Premierligë mes Manchester United dhe Arsenalit ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Arsenali ishte dy herë në epërsi, por Manchester United reagoi shpejtë për të barazuar. Shkodran Mustafi dhe Lacazette kanë shënuar për Arsenalin në këtë sfidë – kurse Martial dhe Lingard për United.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve – por jo edhe me gabimet e tyre.

“Ne shënuam katër gola dhe barazuam 2-2! Si gjithmonë kemi bërë gabime dhe kemi paguar gabimet”, tha fillimisht Mou.

“Kishim shpirt të madh dhe lojtar të gatshëm që të shkonin dhe të luftonin shumë, kjo është një bonus për ekipin.”

“Ata luftuan deri në maksimum dhe janë shumë të lodhur. Disa prej tyre nuk kishin luajtur gjatë gjithë sezonit, Chris Smalling ka luajtur në kushte shumë të vështira, por Arsenali ishte vetëm i rrezikshëm kur humbmisnim topin në zona të rrezikshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat