Mbi 600 euro në një portofol të humbur në Gjakovë, ja çfarë bëri personi që e gjeti

Gjakovë

Mbi 600 euro në një portofol të humbur në Gjakovë, ja çfarë bëri personi që e gjeti

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 14:42
Fotoilustrim

Një qytetar në Gjakovë ka treguar një shembull ndershmërie, duke dorëzuar në polici një portofol me 656 euro e 95 cent dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qytetari L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur në rrugën “Bujar Roka”.

Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, të cilët kanë konstatuar se brenda tij ndodheshin 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të dokumenteve, policia ka arritur ta identifikojë pronarin, të cilit i janë kthyer paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar qytetarin L. Rudi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat