Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e zonës së Rekës së Keqe që të mos e përdorin ujin për pije, pasi analizat e fundit kanë treguar se turbullira e tij tejkalon vlerat e lejuara për konsum.
Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka apeluar te të gjithë konsumatorët e kësaj zone që të respektojnë rekomandimin dhe të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës.
Kompania ka bërë të ditur se ndalesa do të mbetet në fuqi deri në konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.
Po ashtu, KRU “Gjakova” ka njoftuar se konsumatorët do të informohen me kohë për çdo ndryshim të gjendjes.