Furnizimi me ujë është rikthyer sot në fshatrat e zonës së Dushkajës, pas ndërprerjes së shkaktuar nga një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte pamundësuar funksionimin e pompave të Fabrikës së Filtrimit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj, pas një pune intensive, kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës.
“Tashmë, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin dhe në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.