Inspektorati Qendror i Punës ndërpreu punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, ku gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Inspektorët morën këtë vendim, deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.