Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë

Gjermania

Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë

Më: 6 maj 2025 Në ora: 10:44 Përditësuar në ora: 16:34 më 06.05.2025
Olaf Scholz përgëzon Friedrich Merzin pas zgjedhjes si kancelar

Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë

Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga Bundestagu në raundin e dytë të martën. Ai nuk kishte siguruar shumicën në raundin e parë të votimit për kancelar.

Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga Bundestagu në raundin e dytë të martën. Ai nuk kishte siguruar shumicën në raundin e parë të votimit për kancelar.

Lideri konservator gjerman Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga parlamenti federal Bundestag në raundin e dytë të martën. 

Kjo erdhi pasi aleanca CDU/CSU me Socialdemokratët (SPD) pa pritur nuk arriti shumicën e nevojshme absolute për kancelarin në përpjekjen e parë.

"Ju falenderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen", deklaroi Friedrich Merz, pasi u pyet nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner a e pranon zgjedhjen.

Që votimi për kancelarët në Gjermani është akt me të panjohura, kjo nuk është e re. Këtu ndikon edhe fakti që kandidati për kancelar zgjidhet me votë të fshehtë. Ish-kancelari i pasluftës Konrad Adenauer u zgjodh në post me vetëm një votë me tepër se shumica e nevojshme absolute. Vetëm dy vota më tepër se shumica e nevojshme mori atëherë në votimin për kancelar edhe Helmut Kohl. Kjo nuk i pengoi ata ta drejtojnë përkatësisht 14 vjet dhe 16 vjet Gjermaninë.

Por sot patëm një sensacion: kreu i CDU-së Friedrich Merz nuk u zgjodh në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar në Bundestag.

Në një votim të fshehtë, ai mori 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316. Grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament.

"Deputeti Friedrich Merz nuk mori shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash," deklaroi Presidentja e Bundestag-ut Julia Klöckner. "Në përputhje me Nenin 63 (2) të Ligjit Themelor, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë nuk është zgjedhur." Sipas Klöcknerit, në votim morën pjesë 621 nga 630 deputetët.

Nis raundi i dytë i votimit për kancelar të Gjermanisë

Bundestagu ka nisur raundin e dytë të votimit për Friedrich Merz, i cili pret të marrë rolin e kancelarit të Gjermanisë.

Pas një humbjeje mëngjesin e sotëm, tani po zhvillohet raundi i dytë i cili do të marrë pak kohë, pasi fillimisht do të votohet, do të numërohen votat, pastaj do të votohet sërish me një kartë votimi në një zarf që do të hidhet në një kuti votimi.

Kujtojmë se, në një votim të fshehtë të mbajtur sot, Merz siguroi 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme. E edhe pse grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament, Merz nuk mori shumicën e kërkuar.

Ndërkohë, më herët në seancë Steffen Bilger i CDU/CSU hapi debat duke thënë se votimi i dytë për Merz tregon për “aftësinë së shtetit për të vepruar dhe funksionimin e demokracisë”, ndërsa theksoi se Gjermania ka nevojë për qeveri.

Edhe Katja Mast nga SPD, ka theksuar rëndësinë dhe përgjegjësinë e deputetëve për emërimin e kancelarit dhe qeverinë e re.

Megjithatë, zëdhënësi i Alternativës për Gjermaninë, Bernd Baumann, ka vazhduar të përdorë një ton më ndryshe duke thënë se humbja e mëngjesit të sotëm ishte e pashembullt.

Baumann poashtu ka shtuar se “edhe nëse Merz siguron shumicën në votimin e dytë, kjo tregon se sa i paqëndrueshëm është koalicioni i tij dhe kjo është “e kundërta e asaj që i duhet Gjermanisë”.

Merz shprehet optimist përpara raundit të dytë në Bundestag: Jam i sigurt, do ia dalim shumë shpejt!

Friedrich Merz shprehu optimizmin e tij se ai do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag, i cili do të zhvillohet pak pas orës 16:00.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar CDU/CSU, Merz tha:

“Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me demokracinë. Jam i sigurt se se do ia dalim shumë shpejt”, tha Merz, sipas Bild , duke shtuar se është e rëndësishme të “shikojmë përpara” pas disfatës së mëngjesit, por edhe të “kontaktojmë kolegët e mi të SPD-së”.

Tregues i optimizmit të tij për fitoren është mesazhi që ai i dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron, se udhëtimi i tij i planifikuar në Paris do të zhvillohet normalisht.

“Do t’i përmbahem orarit tim, duke filluar nga nesër“, thuhet se i komunikoi Merz, presidentit francez.

Merz dështoi të sigurojë shumicë votash për t’u bërë kancelar i vendit! Partitë dakordësohen për të zhvilluar sot raundin e dytë!

Sot do të mbahet raundi i dytë i votimit në Bundestag për zgjidhjen e Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë.

Sipas Bild , procesi do të fillojë në orën 16:15. Pak më herët, në orën 15:30 , grupi parlamentar i sindikatës CDU/CSU pritet të dalë me një deklaratë përkatëse.

Partitë demokratike ranë dakord të zhvillojnë një votim të dytë brenda ditës, njoftoi Lars Klingbeil, kryetar i SPD-së , ndërsa ky zhvillim u konfirmua edhe nga kreu i grupit parlamentar CDU/CSU, Jens Spahn.

Ndërkohë, procedurat e brendshme të partive janë duke u zhvilluar, ndërsa më parë pati deklarata nga grupi parlamentar CDU/CSU , AfD dhe Partia e Majtë se raundi i dytë do të zhvillohet sot.

Përsëritja e procesit kërkon miratimin e 2/3 të partive parlamentare.

“Po shqyrtojmë nëse mund të votojmë son për herë të dytë.” “Shpresoj që sot do të jemi në gjendje ta quajmë Friedrich Merz ‘kancelar’ “, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Carsten Linnemann.

Raundi i dytë 

Kushtetuta gjermane përcakton në raste të tilla se çfarë ndodh më pas. Neni 63 thotë se “nëse kandidati i propozuar nuk zgjidhet, Bundestagu mund të zgjedhë një kancelar federal në një votim të dytë brenda 14 ditëve, me më shumë se gjysmën e deputetëve të tij”.

Gjatë këtyre dy javëve, mund të ketë edhe aq raunde sa dëshirohet me kandidatë të ndryshëm. Megjithatë, për t’u zgjedhur nevojitet përsëri një shumicë absolute prej të paktën 316 votash. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme për të zgjedhur një kancelar, atëherë do të mjaftojë shumica e votave të deputetëve të pranishëm.

Me sa duket, ka pakënaqësi

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, fakti që deputetët e partive unioniste dhe SPD-ja nuk votuan për Merzin u shpjegua në qarqet e koalicionit me ekzistencën e një sërë pakënaqësish. Midis tyre mund të ishin politikanë që nuk fituan poste në formimin e qeverisë.

Megjithatë, SPD kishte gjithashtu rezerva themelore për Merzin. Edhe partitë unioniste dyshojnë se votat e munguara erdhën nga SPD-ja, sipas një burimi të konsultuar nga Reuters. Por grupi parlamentar i SPD-së nuk e sheh përgjegjësinë për rezultatin që bie brenda radhëve të tij.

“Ne supozojmë se ka konsensus të plotë. Askush nuk mungonte”, sipas deklaratave të personave pranë Klingbeilit, të raportuara nga agjencia e lajmeve dpa. Megjithatë, qarqe të tjera kishin sugjeruar më parë se pakënaqësia me pushtetin e Klingbeilit mund të kishte kontribuar në refuzimin për të dhënë mbështetjen e tij.

Nga ana tjetër tek partitë unioniste, kritika solli ndryshimi i politikës financiare pas zgjedhjeve, me lehtësimin e frenës së borxhit për shpenzimet e mbrojtjes dhe një fond të veçantë prej miliarda eurosh për infrastrukturën.

Seanca e votimit u ndoq në sallë nga një numër i madh të interesuarish. Në mënyrë të veçantë, Presidentja e Bundestagut Julia Klöckner përshëndeti në fillim të seancës në sallë ish-kancelaren Angela Merkel. Deri në zgjedhjen e kancelarit të ri, Olaf Scholz vazhdon të kryejë funksionet si kancelar në detyrë.

---

Kreu i CDU-së Friedrich Merz dështoi në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar.  Siç njoftoi presidentja e Bundestagut Julia Klöckner (CDU) të martën, Merz mori vetëm 310 vota - gjashtë më pak se sa duhej. Më pas seanca e Bundestagut u ndërpre; në raundin e dytë të votimit, Merzit do t'i duheshin sërish 316 vota, ndërsa në raundin e tretë do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë.

Si veprohet me procedurat

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue - e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit gjerman sot dhe fillimin nga puna të kabinetit të ri qeveritar pas betimit.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, marrin fund sot gjashtë muaj ngërç politik në Gjermani. Pikërisht gjysmë viti pas prishjes së koalicionit mes socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe liberalëve (koalicioni i njohur si semafor) do të niste punën sot koalicioni i pestë i Unionit konservator dhe socialdemokratëve, (zi-kuq).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat